2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haradinaj dje në majën e Gjeravicës, zhytet pak edhe në liqen: Uji s’qenka i ftohtë

Rekomandime

Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i pëlqen që funjavave të dalë nëpër bjeshkë. Dje, ai është ngjitur në majën e Gjeravicës, që konsiderohet si më e larta në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Këtë ecje, Haradinaj tha se e ka bërë bashkë me disa shokë të tij, ndërsa pas ngjitjes, ai është zhytur në liqen, duke i treguar njërit prej bashkëpjesmarrësve se “uji nuk është i ftohtë”.

- Advertisement -

“Data 17 korrik e vitit 2021. Sot e kemi ngjitë majën e Gjeravicës. Pas një kohe, u bëra bashkë edhe me disa shokë të mi. Zoti u dhashtë bereqet. Edhe uji koka i mirë. Kjo video iu dedikohet krejt atyre që kanë pasë qejf me qenë, e s’kanë mujt. Shihemi”, thotë Haradinaj.

VIDEO 1

Maja e Gjeravicës gjendet në perëndim të Kosovës, përkatësisht në vargun e maleve që e ndajnë kufirin shtetëror të Deçanit me Shqipërinë. Ajo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët në Kosovë.

- Advertisement -

VIDEO 2

VIDEO 3

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit