1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haradinaj e quan të dobishëm takimin me Mustafën e Limajn

Rekomandime

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur shkurtimisht para gazetarëve pas takimit që ka pasur me partnerët e koalicionit qeverisës, kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se ishte ai që e ka thirrur këtë takim, ku është diskutuar për shumë aspekte të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë takim, i pari i AAK-së e ka quajtur të dobishëm.

“E kam thirrur këtë takim me kryetarin Mustafa dhe kryetarin Limaj. Në takim biseduam për shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm”, tha ish-kryeministri.

- Advertisement -

Megjithatë, deklarimi i Haradinajt para gazetarëve nuk vazhdoi gjatë, pasi të njëjtit iu shfaqën disa probleme me kollitjen gjatë deklarimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit