-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese do të përkrah Qeverinë “Hoti”

Rekomandime

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, te “DPT te Fidani” është shprehur se Gjykata Kushtetuese do t’i jap të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi, që të vie në krye Qeveria “Hoti”.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se Vetvendosja e ka humbur besimin. Ai shtoi se nuk do të thotë që saherë të rrëzohet një Qeveri të shkoj Kosova në zgjedhje.

“Edhe pse nuk jam ashtu në nivel të interpretimit të neneve veç e veç të Kushtetutës, qëllimi i saj me siguri ka me u reflektu fryma e Kushtetutës prej Gjykatës.

Pra, mendoj se do t’i jap përkrahje për mandatarin e Presidentit, për qeverinë “Hoti”.

- Advertisement -

Nuk ka të bëj me mohim të të parit por dalja nga një situatë duke kërkuar zgjidhje vetëm të ti pari, pra të Vetëvendosja.

Do të ishte një luks i teprum për Kosovën që saherë i pari të mos e formoj Qeverinë të shkoj në zgjedhje”, tha ai.

- Advertisement -

Haradinaj tha tërë ky proces i dekretit nuk do të thotë se ia kanë mohuar Vetëvendosjes që të formoj Qeverinë madje nuk e ka shfrytëzuar as mundësinë e dytë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit