-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj i gatshëm të bisedojë për përfshirjen e PDK’së në Qeveri dhe për postin e Presidentit

Rekomandime

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë besimin nga AAK’ja që të jetë kandidat për President të Kosovës, ndërsa tregon se në mbledhjen e sotme të kryesisë është folur edhe për “rikonfigurim të Qeverisë”, derisa po spekulohet për përfshirjen e PDK’së në Qeveri.

- Advertisement -

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj, transmeton Kosova ime.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.

Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë eksitues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

- Advertisement -

Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit