-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Nijazi Ahmetit: I shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së

Rekomandime

Mjeku Nijazi Ahmeti ka vdekur pas infektimit me COVID-19, e për vdekjen e tij kanë reaguar miqë e familjar të tij.

- Advertisement -

Në mesin e tyre është edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehet i pikëlluar për vdekjen e Nijazi Ahmeti.

“Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë.

Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën.

- Advertisement -

Nijaziu u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit