5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haradinaj i reagon Escobarit: Çdo opsion që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për intervistën e emisarit të Presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar, dhënë për Reporteri.net.

Në këtë intervistë, e para e Escobar dhënë për ndonjë media në Kosovë, Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë është pyetur nga Gazeta Online Reporteri.net edhe rreth çështjes së diskutueshme për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

- Advertisement -

“Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane”, tha Escobar në intervistën për Reporteri.net.

Po ashtu, në këtë intervistë, zyrtari i lartë amerikan kërkoi që Kosova t’i përmbahet marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky Asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij; ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar.

E këto tema po i pengojnë shefit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Madje, sipas tij, kushdo që i hap dilemat se çka duhet të pranojë Kosova po e dëmtojnë vendin në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit