7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haradinaj i shkon të hënën në takim Kurtit

Rekomandime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për takimin konsultativ, lidhur me konstituimin e institucioneve.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga kjo parti.

- Advertisement -

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve tendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, theksohet në njoftimin e AAK-së.

Pjesëmarrjen në takimin e së hënës e kanë konfirmuar gjatë ditës edhe nga LDK e PDK.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në dyert e tri partive, PDK, LDK dhe AAK shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit