1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haradinaj: Kam qenë i detyruar të ruaj ndarjen e Kosovës nga vëllai im, Edi Rama

Rekomandime

Një ditë pas shkrimit me plot kritika të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të disa prej liderëve në Kosovë, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj ka thënë se 2 vite më parë në Berlin pati një bisedë të pakëndshme me kryeministrin Rama dhe jo me liderët tjerë evropianë, siç kishte thënë kryeministri shqiptar në shkrimin e tij një ditë më parë.

- Advertisement -

Ish-kryeministri ka thënë se ka qenë i detyruar të ruajë Kosovën nga ndarja prej Ramës, i cili sipas tij në atë kohë ishte rreshtuar në anën e gabuar.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama dhe ato që thotë sot janë të pabazuara, në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, për ndarjen e Kosovës që ishte rrezik për Ballkanin që do të na dërgonte në luftëra të reja. Unë s’ja kam treguar arat amerikanëve as gjermanëve, por jam detyruar të ruaj arat nga vëllau im, Edi Rama”, ka thënë Haradinaj në intervistë.

Haradinaj konfirmoi se ka pasur bisedë me fjalor të ashpër me Ramën, ashtu siç bëri me dije kreu i ekzekutivit të Shqipërisë para një dite.

- Advertisement -

Kujtojmë se dje në një status të tij, duke mos përmendur emrin e tij, Rama iu referua Haradinajt si “lider kosovar”, duke thënë se në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit