-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj kërkon shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme: Qeveria Kurti po rrezikon popullin

Rekomandime

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen parë nga koronavirusi, teksa ka bërë thirrje që të shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se everia duke refuzuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme po e vë popullin në rrezik.

“Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot me pikëllim mora lajmin për viktimën e parë të COVID-19! Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keq menaxhimi. Përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi.
Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë.
Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit