5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Haradinaj: Koalicioni me VV’në i pamundshëm, me LDK’në bashkëpunojmë pa kushte

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se distanca që e kanë krijuar si parti me Lëvizjen Vetëvendosje e bën të pamundur një bashkëpunim me këtë parti.

- Advertisement -

“Ne e kemi krijuar një marrëdhënie me Vetëvendosjen që i ka disa dallime substanciale. Jo vetëm për faktin që ne jemi parti e djathtë dhe ata janë të majtë, por edhe në shumë qëndrime kemi krijuar distancë të madhe politike. E shoh të pamundur bashkëpunimin me Vetëvendosjen për krijimin e një qeverie”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Duke folur për kryeministrin në largim, Haradinaj tha se Albin Kurti nuk është në pozitë të mirë për të folur për shkelje kushtetuese në formimin e qeverisë, sepse edhe vetë e ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se sikur të mos kishte rënë Qeveria, Albin Kurti do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të shkeljeve kushtetuese.

- Advertisement -

“Kryeministri [Albin] Kurti ka shkelur Kushtetutën me vendimin për masat ndaluese për pandeminë dhe me këtë rast kjo është situatë mjaft serioze. Kur gjendet se një kryeministër ka bërë shkelje kushtetuese, atëherë gjendja është bukur serioze. Nuk e di si do të reflektojë Kurti, por në të kaluarën dy presidentë kanë dhënë dorëheqje për shkak të shkeljeve kushtetuese”.

“Tani ai është i shkarkuar, por kjo është situatë e rëndë. Sikur të kishte ndodhur para mocionit, ai është dashur të japë dorëheqje”.

- Advertisement -

Por, si e sheh Ramush Haradinaj bashkëpunimin me LDK-në e Isa Mustafës? A është i mundshëm?

“Ne e kemi një traditë bashkëpunimi me LDK-në dhe e kemi deklaruar disa herë në vazhdimësi që jemi të hapur për bashkëpunim me LDK-në – dhe kemi bashkëpunuar. Jemi të hapur ta përkrahim krijimin e një qeverie nga LDK-ja”.

“E shohim si ndihmesë që mund ta japë Aleanca për tejkalimin e gjendjes. Dëshirojmë të ndihmojmë në krijimin e qeverisë në këtë periudhë të ndjeshme pa vendosur kushte ose kërkesa që e vështirësojnë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit