Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte mbrëmjen e djeshme (19 shkurt) në një intervistë ekskluzive në emisionin “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora.
Gjatë intervistës, Ramush Haradinaj deklaroi se Kosovë nuk e shikon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si burrë shteti, pasi sipas tij, me padinë që bëri ofendoi gjithë popullin e Kosovës.
Haradinaj: Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar.
Është veprim jo i duhur.
Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas.
Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish.
Jam i gatshëm për këto sfida.
Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer.
Jo atë, por kombin shqiptar.
Sa i takon çështjeve të brendshme politike në Kosovë, Haradinaj u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ofertuan tek i dërguari i Presidentit Trump, Grenell heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.