Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë ditës së sotme ka vizituar vendlindjen e tij në Gllogjan, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë.
Haradinaj ka ndarë disa fotografi të kësaj ceremonie.
“Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, ka shkruar Haradinaj.
Edhe pse ende nuk janë certifikuar rezulatet e zgjedhjeve, koalicioni AAK-PSD ka mbetur e katërta në zgjedhje, pas VV-së, LDK-së dhe PDK-së.
Partia të cilën e udhëheq Haradinaj nuk arriti të tregojë rezultat të mirë në zgjedhje edhe pse hyri në koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.
Sipas të gjitha gjasave koalicioni AAK-PSD do t’i ketë 13 ose 14 deputetë në legjislaturën e ardhshme.