5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Haradinaj: Kur takohet vëllai i Shkëlzenit e Luanit me serbë, shqiptarët nuk humbin

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth takimeve me politikanët serbë për çka u akuzua vazhdimisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haradinaj deklaroi se Vetëvendosje duhet të kuptojë se kur vëllai i Shkëlzenit e Luanit takohet me serbë nuk humbin shqiptarët.

- Advertisement -

“Kjo që thotë Vetëvendosje dhe kolegët e mi në Vetëvendosje, duhet ta kuptojnë ata që kur takohet vëllai i Shkëlzenit e Luanit me serbë nuk humbin shqiptarët, ndërsa kur takohen ata që e kanë nostalgji ndoshta Millosheviqin ajo dallon, aty nuk mund të flas”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha do t’i vazhdoj takimet me qëllim që të punojnë në forcimin e shtetit ligjor.

“Takimet publike, po i them Vetëvendosjes, takimet që i kam bërë dhe që do i bëjë, unë do të takohem me serbët e Kosovës, pa paragjykim kush është sot dhe ku do të përfundojnë njëherë, më qëllim që të punojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe forcimin e Kosovës, thash që jam takuar me zotin Radoiçiq, zotin Veselinoviq nuk e kam takuar asnjëherë, as vëllain e tij, as këta tjerët që po përmenden në listë, kam takuar zotin Radoiçiq, zotin Rakiq, Sllavko Simiq, këta që janë në parlament sot”.

- Advertisement -

“I kam takuar dhe kemi zhvilluar mjaft biseda politike, qëllimi im ka qenë që serbët e Kosovës t’i besojnë Kosovës edhe sot i bëjë thirrje serbeve të Kosovës t’i besojnë Kosovës. Qëllimi im është t’i bindi serbët e Kosovës dhe të veriut se fëmija i tyre mund të shërbejë në ushtrinë e Kosovës, në FSK dhe jo ta luftojnë atë dhe jo të frikësohen nga ushtria e Kosovës. Qëllimi im është t’i bindi serbët e Kosovës që më mirë është te jenë me Kosovën, me perëndimin e me Amerikën, sesa me Rusinë, sidomos për ata që jetojnë në Kosovë”, tha Haradinaj në Rubikon.

“Në ketë agjendë të vazhdueshme punoj pa paragjykime, pa komplekse të inferioritetit dhe kemi edhe suksese në ketë drejtim të kësaj pune, që i bije pra çdoherë secilin duhet ta vlerësojmë në punë, i njëjti që është ulur me zotin Radoiçiq në këtë rast, i njëjti i ka vu taksën Serbisë, pra i ka vu kufirin ekonomik edhe e ka dënu Serbinë. Pra nuk jam ulur për biznes me të, as për interesa korruptive por jam ulur për shtetin tim. Biznes me të nuk kam bërë asnjëherë në jetën time, jo vetëm me të por me asnjë serbë në Kosovë”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit