-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj: Kurti ka blerë banesë 400 mijë euro në Norvegji

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë eurove.

Kjo përgjigje erdhi si vazhdimësi e debatit të Haradinajt dhe Kurtit në Kuvend, ku ky i fundit tha se Haradinaj ka blerë tokë në vlerë rreth 3 euro arin.

- Advertisement -

“Une e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë.

Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vëlla, e mos me mendu me jetu këtu.

Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem.

- Advertisement -

Turp është me marrë rrogën e Kosovës, me ble banesë në Norvegji, ky asnjë pronë se ka ble në Kosovë, ky banesën 400 mijë euro gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kom ble tokën që ma kanë marrë jugosllavët dikur, e kom rible teme, në respektim të shtetit edhe ligjeve të shtetit tim. Tani a është turp dhe a dëgjon elektorati“, tha Haradinaj në Dukagjin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit