1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haradinaj: Kurti të jap dorëheqje, dje e nisi epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë

Rekomandime

Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se dje me dy vendime, e ka shkelur betimin e kryeministrit të vendit.

- Advertisement -

Ja çka tha Haradinaj – mes tjerash – në konferencë për media:

“Dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të randa, më të randat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe këto goditje kanë ardhë nga kolona e pestë e shtetit të Kosovës, nga një qeveri dhe një kryeministër kukull e i papërgjegjshëm.

Dje është nënshkru marrëveshje që kthen Kosovën 10 vjet prapa dhe është refuzu projekti i gazsjellësit amerikan duke rrezikuar Kosovën dhe interest amerikane në Ballkan.

- Advertisement -

Me marrëveshjen për targat Albin Kurti, ka goditur karaktetin unitar të shtetit dhe sovranitetin e vendit. Ka vendosue ti rikthejë targat ilegale të Serbisë, të cilat i kemi hequr 10 vjet më parë, ka vendosur që veriun e Kosovës ta trajtojë ndryshe nga pjesa tjetër e shtetit edhe pse nuk e ka këtë të drejtë.

Është pajtuar që njësitë elite të Kosovës të trajtohen njëjtë si bandat e veriut. Është pajtuar që ti tërheq Njësitë Policore nga ¼ e territorit dhe këtë t’ia kalojë KFOR-it duke e kthyer Kosovën në periudhën e pavarësisë.

- Advertisement -

Ky njeri e bëri hisedare Serbinë dhe pranoi të negociojë punët e brendshme të vendit të vet.

Ky njeri ka marrë vendimin më anti-shqiptar e më anti-amerikan në historinë e Kosovës.

Refuzimi i Qeverisë ndaj këtij projekti, të rëndësisë gjeotpolitike e gjeostrategjike, është goditje e drejtpërdrejtë e interesave strategjike amerikane në Ballkan. I hapi rrugës gazit rus në Ballkan.

E cilësoi atë si projekt rus, presidenti Biden dhe Amerika ka ndarë 200 milionë për të sjellë në Kosovë gazin rus sipas tyre.

Albin Kurti dje e nisi epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë, por s’ka me pasë sukses. E shkeli betimin e tij si Kryeministër për mbrojtje të sovranitetit, ky njeri duhet të jap dorëheqje, mbetja e tij vetëm edhe një ditë në krye të vendit, është rrezik për vendin”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit