2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Haradinaj: Me Kurtin diskutuam marrëveshjen finaIe me Serbinë, duhet të nënshkruhet në Washington

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Haradinaj e ka cilësuar takimin si një takim përmbajtjesor, ku u diskutua marrëveshja finale me Serbinë, transmeton Zeri.info.

“Sapo e përfunduam një takim me kryeministrin Kurti, tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, për njohje reciproke. E diskutuam procesin, marrëveshjen, sfidat e Kosovës në këtë proces. Ishte një takim me përmbajtje, sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë”, tha Haradinaj.

Ai tha se AAK-ja ka dhënë dhe do të japë kontributin e saj në këtë proces, ndërsa tha se një marrëveshje finale me Serbinë duhet ta ketë edhe vulën e SHBA-së dhe se duhet të nënshkruhet në Washington.

- Advertisement -

“Diskutim për krejt nenet e marrëveshjet, për të gjitha marrëveshjet, preambulën, kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK, në mënyrë që Kosova të arrijë sukses në këtë proces.

Ajo që besoj që është e rëndësishme është që duhet ta ketë vulën e SHBA-së, në mënyrë që të ketë garanci të plotë dhe nënshkrimin e Amerikës. E duhura do të ishte që të ndodhë në Washington”, deklaroi i pari i AAK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit