Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për RTV21 ka kritikuar liderët politikë përfshirë edhe vetën për shkak se nuk është kryer reforma zgjedhore.
“Ne jemi mashtrues që nuk e kemi kryer reformën zgjedhore. Përfshirë edhe mua që jam pjesë e tavolinave” ka thënë Haradinaj.
Këto deklarata ai i ka bërë në kontekst të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat ende s’kanë përfunduar. Por, për vonesat ai ka thënë se nuk duhen fajësuar KQZ’në, PZAP’në por partitë politike.
Deklarata të tilla vetëfajësuese Haradinaj i bën shpesh. Gjate një interviste në Shqipëri, Haradinaj kishte thënë se liderët në Kosovë e Shqipëri i vjedhin vendet e tyre.