4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haradinaj nga Washingtoni: Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të martën, kreu i AAK-së ka arritur në Washington DC, ku ka zhvilluar takime me akterë të ndryshëm politikë, të sigurisë dhe ekonomisë.

- Advertisement -

Ai tha se në këto takime ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Vizitën në Ëashington DC, e nisa me shumë takime përmbajtësore me akterë të ndryshëm politikë, të sigurisë dhe ekonomisë, miq të shqiptarëve dhe përkrahës të kauzës tonë. Në takime shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Riafirmova qëndrimin tonë për rolin amerikan në Kosovë e Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. Në kushtet e agresionit rus në Ukrainë, bashkërendimi me aleatët është më i domosdoshëm se asnjëherë”.

Mes tjerash, Haradinaj vlerëson se Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë.

- Advertisement -

“Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i tij i plote:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit