-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haradinaj: Nuk do ta rrisim numrin e ministrive, do të jenë 15

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni i ri ndërmjet LDK-AAK-Nisma, do të synojë që të mos e rrisë numrin e ministrive, që është 15.

- Advertisement -

“Mendoj që ka qenë i drejtë zvogëimi i ministrive nga koalicioni që shkoi. Nuk mendoj që duhet me bë riorganizim dhe me e rritë numrin e minsitrive. Do të ishte e respektuesheme ruajtja e numrit të tashëm të ministrive”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk frikësohet që ky koalicion mund të jetë duke e shkelur Kushtetutën, ngase shumë ekspertë thonë që presidenti ka diskrecion që ta mandatojë LDK-në.

“Kushtetuta jonë është jashtëzakonisht e mirë. Gjatë rrugëtimit dhe interpretimeve të ndryshme të Gjykatës, janë bërë disa interpretime. Ajo që kam dëgju prej ekspertëve, është që presidenti ka të drejtë, ka në diskrecion që në këtë rast të mandatojë partinë e dytë, ose partinë që e formon shumicën”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit