1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haradinaj nuk heq dorë nga Presidenti – Kjo është përgjigja e PDK-së për kreun e AAK-së

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj edhe mbrëmë e bëri të qartë ambicien e tij për president të vendit, ku prerazi tha se nëse partitë tjera nuk e mbështesin kandidaturën e tij vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ai tha se për figurën e tij kanë respekt edhe partitë e koalicionit, LDK, Nisma dhe AKR, por se i duhen 2/3 e votave të deputetëve. Për këtë ai i ka bërë një ofertë edhe partisë së dytë opozitare, PDK-së.

- Advertisement -

Unë e kam dhënë një ofertë për të marr edhe besimin e PDK-së.

Këtë do t’ia kthejë me votë kësaj partie për ndonjë post të një figure të tyre, qoftë president kryeparlametar, kryeministër. Këtë mund ta bëj edhe pas zgjedhjeve të ardhshme.

Pra, që ata të më japin votat tani dhe ne t’ua kthejmë kur atyre t’iu duhen. Ata mund të votojnë edhe pa marrë pjesë në Qeveri, por pjesëmarrja e tyre do të krijonte stabilitet. Ne po japim premtim në parim. Është vendim i tyre.

- Advertisement -

Ata mund të thonë s’po ia duam votën tuaj pastaj, por nëse e kërkojnë është një borxh politik”, deklaroi Haradinaj.

Por vetëm një ditë pas, Abelard Tahiri, deputet i PDK-së i është kundërpërgjigjur Haradinajt duke thënë se kjo temë fare nuk është pjesë e diskutimit të partisë së tij, dhe shqetësim mbeten zhvillimet e fundit që lidhen me Gjykatën Speciale, për çka konfirmoi se për 1 javë nuk do të marrin pjesë në agjendën e Kuvendit, çka i ftoi edhe VV-në dhe NISMA-n ta bëjnë të njëjtën gjë.

- Advertisement -

“Kjo nuk është teme brenda PDK, as nuk është diskutuar as nuk do të diskutohet”, tha Tahiri në konferencën për media që mbajti sot në mëngjes.

Kujtojmë se Haradinaj tha se AAK-së nuk do ta votonte një president që më vonë do t’i shkaktonte dhimbje koke.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit