Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka pritur sot për vizitë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Lladrovci ka njoftuar se me Haradinajn ka biseduar për projektet e realizuara dhe ato në vijim, të arriturat dhe sfidat e komunës tonë , ku bashkë me ta ishte edhe Bekim Jashari, i pari i Skenderajt.
“Miku im Ramushi, së pari ka vendosur kurora me lule pranë varrit të Babës Tush e Nënës Ki, pastaj kemi bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe pranë vendit ku prehen heroi e heroina Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Gllanasellë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Sot, prita në takim, mikun tim, vëllain e shokëve të mi, ish kryeministrin Ramush Haradinajn. E falënderova për vizitën dhe ceka projektet e realizuara dhe ato në vijim, të arriturat dhe sfidat e komunës tonë.
E vlerësova lart mirënjohjen e z. Haradinaj për qeverisjen në Drenas, e cilësuar nga ai si “standard i ri i qeverisjes së mirë në nivel vendi”. Po ashtu, e falënderova Z. Haradinaj për medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, me motivim për kontributin tim dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare.
Miku im Ramushi, së pari ka vendosur kurora me lule pranë varrit të Babës Tush e Nënës Ki, pastaj kemi bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe pranë vendit ku prehen heroi e heroina Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Gllanasellë.
Në drekën e shtruar në shtëpinë time, me Ramushin, na u bashkua edhe shoku ynë, Bekim Jashari. Ju faleminderit!
https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2834241780181252