3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haradinaj: Pesë aeroplana një deputet i AAK-së i ka ndërru me mbërri me votu Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Rekomandime

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka qenë dhe do jetë e gatshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21, ka thënë se për votim të këtij projektligjit, njërit nga deputetëve të tij i janë dashur t’i ndërrojë pesë aeroplana.

- Advertisement -

“Në asnjë seancë nuk kemi mungu asnjë deputet. Pesë aeroplana i ka ndërru një deputet për me mbërri me e votu Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë ai.

Tutje, kreu i GP-së së AAK-’së ka folur edhe lidhur me gjendjen e krijuar në koalicionin qeverisës të legjislaturës së shtatë.

“Ne i kemi numrat për me e kalu çdo ligj, është krejt diçka tjetër se çfarë komunikimi po ka z. Hoti me partnerët e tjerë të koalicionit. Nuk besoj se Lista Serbe po e bllokon votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonimike. Nuk besoj se ky koalicion ka krizë në numra”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit