1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haradinaj-Stublla: Disa njerëz AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme

Rekomandime

Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e kryediplomates dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një postim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shprehur pakënaqësi për disa nga kolegët e partisë, duke thënë se ata e bëjnë AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

- Advertisement -

Nuk është sekret që Aleanca nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka aIarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë! Ata janë angazhuar që me çdo kusht të fitojnë betejën zgjedhore, pa zgjedhur mjet e as rrugë.

Me çdo kusht kanë aderuar njerëz të padëshmuar e të panjohur për strukturat e partisë, për të ndërtuar projeksionet dhe aleancat e tyre për mirëmbajtjen e kontrollit dhe shantazhit përbrenda.

Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit