0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haradinaj tha ‘Qytetarë të Kosovës vizat i keni në dhjetor’: Shefja e Zyrës së BE’së ka një përgjigje për këtë

Rekomandime

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dha premtimin e fundit për viza, që sipas tij do të liberalizohen në dhjetor. Sidoqoftë, Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova po thotë se ky është një proces i ndërlikuar, dhe se shteti duhet të bëjë më shumë përpjekje për sundim të ligjit, migrim dhe siguri,

- Advertisement -

Premtime për viza dha shumë, deri tani, asnjëherë nuk ia qëlloi.

Një herë në shtator, pastaj për Krishtlindje, ‘këtyre ditëve’, e së fundi në dhjetor, këto ishin premtimet e ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me liberalizimin e vizave,
“Unë e di që në fund të nëntorit është një proces, por nuk dua t’i detajizoj këto procese sepse ashtu është natyra e punës dhe e di që në dhjetor jemi të gatshëm për marrjen e vendimit për liberalizim. Unë pres që këtij vendimi t’i prinë Gjermania në dhjetor. Në dhjetor pres vendimet formale të Këshillit të Ministrave dhe të vendeve lidere”, kishte thënë ai.

Sidoqoftë, një gjë të tillë nuk po e konfirmon edhe shefja e Zyrës së BE’së, Nataliya Apostolova, sipas saj edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret, ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar,
“E kuptoj plotësisht pritjen e kosovarëve për liberalizimin e vizave. Procesi është i gjatë dhe kompleks, ku të gjitha institucionet evropiane janë të përfshira në një fazë të caktuar”, ka thënë Apostolova për telegrafin.

- Advertisement -

Tutje ajo ka shtuar se Kosova të demonstrojë përpjekjet e vazhdueshme për sundimin e ligjit, migrimin dhe sigurinë në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin final të shteteve anëtare të BE’së.

Kujtojmë se Kosova ka tashmë e një kohë të gjatë që ka plotësuar të gjithë kushtet për liberalizimin e vizave, dhe vendit iu dha drita e gjelbër për këtë nga Parlamenti Europian në muajin prill.
Derisa tani pritet që Komisioni Europian në krye me Finlandën, ta kthejnë në agjendë çështjen e vizave, dhe ato të heqën për qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit