-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj tregon se çfarë do të bënte për situatën në veri po të ishte në vend të Kurtit

Rekomandime

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë do të bënte po të ndodhej në këtë situatë ku gjendet aktualisht kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas vendimit për zbatimin e masës për reciprocitetin për targat ndaj Serbisë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se nuk është në rregull që kjo situatë tëzgjidhet nga KFOR-i, pasi sipas tij, atëherë Kosova nuk është ‘zot i shtëpisë’.

- Advertisement -

“Po të ndodhesha në këtë situatë, i kisha mendu dy tre komponente. Së pari kisha mbajt një negocim të gjatë me aleatët, nuk e kisha lënë dikë me negociu në emër tënd, psh tash në emër tonë po negocion KFORi e që kjo nuk është në rregull. Kfori është një institucion i sigurisë që nuk ish dasht me pas një rol të negocimit të tillë.

Nuk është mirë Kosova me arrit zgjidhjen me KFOR, se po i bjen që ne atëherë nuk jemi zot të shtëpisë tonë. Ma mirë është që kryeministri me nejt me QUINTI nonstop, me sigurinë tjetër edhe me sqaru pak a shumë situatën e krijume dhe vizionin e tij të sigurisë në veri, që i bjen edhe një kamp të përhershëm të policisë, ku do të jenë policët përjetësisht aty. Me ju tregu që nuk e ka njet me u tërhek”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit