-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj vazhdon takimet pa maska

Rekomandime

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar të takohet me qytetarë duke mos respektuar vendimet e Qeverisë për bartjen e maskave.Hardinaj ka postuar disa foto në “Facebook” gjatë vizitës së tij në fshatin Deva në Gjakovë.

- Advertisement -

“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit. I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva.”, ka shkruar ai.

KALLXO.com ka raportuar edhe dje që Haradinaj në një vizitë në Marmull të Gjakovës bashkë me deputetët Haxhi Shala, Pal Lekaj dhe me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi e banorë të tjerë janë parë se nuk kanë vendosur maskat.

Në këtë takim në mesin e tyre shihet se vetëm njëri nga ta ka respektuar thirrjen e institucioneve.Në bazë të një vendimi të qeverisë Hoti, pjesë e të cilës është edhe AAK si partner i koalicionit, një person që nuk do të bartë maskë jashtë shtëpisë së banimit mund të dënohet me 500 deri në 1000 euro.Këto janë fotografitë nga takimi i sotëm i ish-kryeministrit Haradinaj në Gjakovë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit