Bartësi i listës së AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në raporti me të gjithë politikanët e tjerë në Kosovë ka më shumë rekorde me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se Vjosën e vlerëson si intelektuale por ka ritheksuar se në raport me Serbinë ai ka më shumë rekorde.
“Kam respekt për Vjosën si intelektuale. Edhe ajo ka vlerat e veta për në përballje me Serbinë unë kam rekorde”
Ai tutje është shprehur pro pjesëmarrjes sa më të madhe të grave në politikë dhe vendimarrje.
“Rekordi i ballafaqimit tim me Serbinë dallon jo vetëm me Vjosën por edhe këta të tjerët.
Por sa i përket pjesmarrjes së femrave ne kemi pas ministre femra, jam dajë i një nëne, jetoj me nënën” tha Haradinaj