4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Harrojini ditët e ngrohta me diell, i ftohti polar vjen në Shqipëri këtë javë

Rekomandime

Gjatë kësaj jave do të rikthehet i ftohti polar në vend. Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se që nga dita e mërkurë do ketë temperatura të ulëta dhe ngrica në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 10 gradë ditën e premte.

Parashikimi për javën

- Advertisement -

E Marta do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut.

Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së Martë vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për tu theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

- Advertisement -

Reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perënimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Gjatë ditës së Mërkurë vendet e ulta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

- Advertisement -

Dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Përgjatë ditës së Martë, Mërkurë dhe të Enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut.

Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrinë shpejtësinë deri në 25-30m/s.

Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit