8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Hashim Thaçi me superekip avokatësh, britanikë dhe amerikanë

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të përfaqësohet nga njëri ndër avokatet më të mirë në botë, me përvojë mbi dy dekada në tribunale ndërkombëtare.

- Advertisement -

Burime tona kanë konfirmuar se presidenti Thaçi sot do të përfaqësohet nga avokati nga Britania e Madhe, David Hooper, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka trajtuar çështje të profilit të lartë.

Pjesë e ekipit të avokatëve të Thaçit është edhe amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador special për çështje të krimeve të luftës nga Administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.

Ndërsa, avokati David Hooper, kohë më parë kishte mbrojtur zëvendëspresidentin e Kenias, William Ruto, duke u shpallur i pafajshëm, në mungesë të provave.

- Advertisement -

Ka qenë udhëheqës në rastin e Andre Reamakuba, në Tribunalin Ndërkombëtar për Ruandën, rast të cilin e kishte fituar bindshëm.

Raste të tjera pjesë e të cilave ka qenë Hooperi, janë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në Kenia dhe vende të tjera afrikane, si edhe tani luan rol kyç në Mekanizmin e Kombeve të Bashkuara për Tribunale Penale Ndërkombëtare, në Tanzani.

- Advertisement -

Hooperi, ka diplomuar në Universitetin e Kentit në Caterbury dhe rangohet si një ndër avokatët më të mirë për çështje penale nga “Chambers and Partners 2021”.

Ndërsa, pjesë e ekipit të Thaçit është edhe avokati kosovar, Dastid Pallaska.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit