1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hashim Thaçi do të arrestohet

Rekomandime

Arrestimi i parë ndodhi, tanimë askush nga ish komandantët s’mund të ndjehet i sigurt. As Hashimi më jo. Duke e parë këtë realitet ka filluar të çmendet. Thaçi Ka arritur deri tani me intrigat e tija, të mbetet në skenën politike, përmes manipulimit me ndjenjat dhe sinqeritetin e njerëzve. Dikur mbronte, sot kundërshton asociacioni, dhe plotë të tjera, duke ra në kundërshtim me veten e tij. Faktikisht nuk është hera e parë që Thaçi ndryshon bindje brenda natës, ka shumë raste të tilla, mjafton të përmendin Gjykatën Speciale, e cila shpërfaqi fytyrën e vërtetë prej gënjeshtari dhe mashtruesi.

- Advertisement -

Hashimi nuk ka arritur asnjëherë të fitojë besimin e qytetarëve, të cilët moti kohë e kanë parë kush është në të vërtetë “Gjarpri” që ndërron lëkurën sipas stinëve. Mbase, presidenti aktual ende mendon se qytetarët nuk e kanë parë fytyrën e tij të vërtetë, megjithëse maska i ka ra moti. Jo vetëm që nuk ka arritur të jetë I besuar, por Thaçi ka arritur të shfrytëzoj shumë njerëz edhe nga mediat, të cilët i besuan atij verbërisht, që pastaj rezultojë me dështim. Ka mjaft figura publike të cilat janë keqpërdorur nga Thaçi për të mbetur në pushtet, mirëpo kur e kuptuan qëllimin e tij të vërtetë iu kthyen kundër.

Fundi i diktatorëve vjen kur fillojnë të bëhen të egër karshi çdo njeriu që kundërshton, simptomë që po shfaqet çdo ditë tek presidenti i vendit duke u zënë edhe me gazetarët të cilët “ po rrejnë” sipas presidentit aktual. Në daljet e fundit në publik dhe në debate televizive, Hashimi shihet në gjendje të mjeruar edhe mendore, duke qene se orvatjet e tija të fundit mashtruese po bien poshtë çdo ditë e më shumë.

Duhet theksuar gjithashtu se çdo dështim i Thaçit, rrjedhimisht është në favor të Kosovës. Derisa po afrohet çdo ditë e më shumë përfundimi i mandate të presidenti të vendit, gjuha arrogante dhe primitive e Thaçit vetëm sa do të sforcohet, thua se për dështimet e tija i kanë fajet shoqëria dhe mediat. Fatmirësisht shumica e mediave i kanë kthyer shpinën këtij mashtruesi, përjashto ato që ende kontrollohen nga ai, pasi roli i mediave është i madh. Thaçit po i vjen fundi, gjarpri po e ndjen erën e fundit. Andaj ka filluar të sulmoj këdo që nuk pajtohet me të.

- Advertisement -

Gjykata Speciale po i troket në derë, me Hashimin që do ketë fatin e njëjtë si të tiranëve, diktatorëve, liderëve mashtrues.

Shumë shpejt do të ndodh edhe arrestimi i Hashimit Thaçit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit