3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Hashim Thaçi: Po shkoj në Hagë për çmimin e lirisë

Rekomandime

Kosova me shumë gjak të derdhur e fitoi betejën me Serbinë për tu bërë e lirë.

- Advertisement -

Pasditen e kësaj të diele, Hashim Thaçi ish udhëheqësi politik i UCK-s sot president, nga aeroporti Nënë Tereza është nisur drejtë Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here  me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte.  Pak përpara nisjen për në Hagë presidenti Thaçi në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Zoti president intervistën e fundit bashkë ne e realizuam pak përpara nisjes tuaj për në Shtëpinë e Bardhë por e anuluat atë vizitë. Ja ku jemi prapë sot për një çështje krejt tjetër në rrethana të reja pasi po niseni drejt Hagës për tu përballur me prokurorin special. Si e prisni këtë përballje?

Presidenti Hashim Thaçi: Është e vërtetë, ne para disa ditësh kur ndodhi njoftimi publik nga dhomat e specializuara për mundësinë e ngritjes të aktakuzës ndaj meje dhe ndaj kryetarit Veseli ka qenë një udhëtim dhe zotim i yni që të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë që të punojmë ngushtë me SHBA në mënyrë që të arrimë marrëveshjen e paqes, të mirëkuptimit dhe pajtimit që i hap një perspektivë të sigurt Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Prandaj e theksoj atë rrugëtim e prenë apo e ndërprenë por besimin në vlerat e SHBA dhe botën perëndimore nuk mund ta lëkundë askush.

Muhamed Veliu: Më lejoni të ngulmoj në pyetjen si e shikoni përballjen nesër me prokurorin special në Hagë?

- Advertisement -

Presidenti Hashim Thaçi: Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do ti përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë sepse ne duhet çdo rrethanë pavarësisht sakrificave që kemi paguar më herët dhe që përballemi edhe sot, besimi në botën perëndimore veçanërisht në aleatët tanë që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me SHBA, NATO-n dhe BE duhet ta kemi të palëkundur dhe në anën tjetër kemi pasur mundësinë o të vazhdojmë me NATO-n, SHBA e BE ose te mbetemi në duart e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje e Dhomave të Specializuara të Bartet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik. Tash na mbetet të gjithë si bashkëluftëtar dhe institucione të vendit të jemi në krye të obligimeve për stabilitetin institucional për qeverisje të mirë për të shikuar nga e ardhmja ndërsa e ritheksoj se askush nuk do të mund të rishkruaj historinë. Kosova është viktimë. Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë.

Muhamed Veliu: President kush e udhëheq ekipin tuaj mbrojtës?

Presidenti Hashim Thaçi: Unë nuk kam përcaktuar ende. Do ti kontribuoj së vërtetës besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë. Lufta jonë ka qenë e pastër, e drejtë ka qenë prej lëvizjeve qytetare, të armatosura që si bazament kishte lëvizjen paqësore një prej lëvizjeve më të suksesshme në botë sepse ka zhvilluar një betejë përballë një aparati genocidal të spastrimit etnik e në të njëjtën kohë përballë një regjimi që kishte kryer masakra e genocid si ato në Sebrenicë dhe tutje.

Muhamed Veliu: President ju e fituat betejën  për çlirimin e Kosovës sa besim plotë jeni se do ta fitoni edhe këtë betejë me drejtësinë ndërkombëtare?

Presidenti Hashim Thaçi: Mbrojtja më e mirë është drejtësia e luftës që kemi zhvilluar ne e që nuk do të mund ta lëkund askush. Dua të theksoj se Kosova ka fituar shumë beteja. Edhe  shumë bashkëluftëtar të tjerë kanë besim të plotë në të vërtetën dhe drejtësi.

Muhamed Veliu: Për të gjithë ata që kanë edhe një fije të hollë dyshimi  se Hashim Thaçi është përfshirë në krime lufte, cila është fjala juaj?

Presidenti Hashim Thaçi: Unë e kam theksuar më herët mund të kem bërë gabime politike, mund të kemi bërë lëshime politike. Është e vërtetë që kemi shkelur ligje të sistemit të Sllobodan Milloshevicit dhe për këtë jam shumë krenar si popull dhe si individ. Ndërsa asnjë ligj ndërkombëtar në asnjë rrethanë por ky është çmimi lirisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit