2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haskuka i quan analfabetë Zafir Berishën dhe Bilall Sherifin

Rekomandime

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka quajtur analfabetë kryetarin e Nismës në këtë qytet Zafir Berishën dhe zyrtarin tjetër të këtij subjekti politik Bilall Sherifin.

“Po i shoh reagimet e Bilallëve e Zafirëve të NISMA-s. Nuk po befasohem se analfabetët nuk dinë të lexojnë, por edhe nëse lexojnë me siguri nuk kuptojnë, prandaj as që e kisha bërë një reagim për ta”, shkruan Haskuka në Facebook.

- Advertisement -

Zafir Berisha nga Nisma ka reaguar pas arrestimit të tre personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi një milionë euro me dokumenta fiktive.

“Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e milionave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënie të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekin gjurmët e gjahut”, ka thënë Berisha.Më tej shkruan se të arresturit e sotëm është dashur që të arrestohen më herët.

“Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995 euro një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.

- Advertisement -

Edhe zyrtari tjetër i Nismës, Bilall Sherifi, ka reaguar dje pas arrestimeve të tre personave.

Sipas tij, “korrupsioni po e myt Mytën”.

- Advertisement -

Ndërkaq, kryetari Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka sqaruar edhe një herë procedurën e prokurimit, i cili po përdoret për shpifje ndaj meje dhe zyrtarëve komunal.

“Për hir të informimit të opinionit publik, po e publikoj dokumentin/ vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) lidhur me procedurën e prokurimit, i cili po përdoret për shpifje ndaj meje dhe zyrtarëve komunal”.

“Lidhur me këtë procedurë, më duhet të njoftoj që komisioni vlerësues komunal gjatë vlerësimit të ofertave ka bërë anulimin e procedurës së prokurimit, ngase ka vlerësuar që asnjë operator ekonomik nuk i ka përmbushur kriteret”.“Pas anulimit të procedurës së prokurimit, operatorët ekonomik janë ankuar në OSHP, e OSHP-ja më datë 13.11.2020 ka nxjerrë vendim që Komuna ta anulojë vendimin e saj për “anulim të procedurës” dhe të bëjë “rivlerësimin e ofertave”!”

“Pra shkurt dhe shqip, OSHP ka vendosur që dokumentacionet e operatorëve ekonomik janë në rregull dhe që Komuna duhet të bëjë rivlerësimin e ofertave, e jo anulimin e prokurimit”.“ Ndërkaq, me këtë rast dua të theksoj se unë nuk mund t’i vlerësoj pretendimet për dokumentacionet e operatorëve ekonomik dhe mbetet që organet kompetente të drejtësisë të vlerësojnë se a ka pasur dokumente të falsifikuara nga ana e operatorëve ekonomik apo jo”, shkruan ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit