2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haxhi Krasniqi kërkon përsëri titullin e botës, rikthehet në ring më këtë datë

Rekomandime

Boksieri i njohur nga Kosova, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi, do të rikthehet edhe njëherë tjetër në ring dhe përsëri për të kërkuar titullin e botës.

- Advertisement -

Boksieri nga Juniku dy herë në të kaluarën kishte dueluar për titullin e botës në ‘WBA’ në kategorinë gjysmë të rëndë, por që në të dyja rastet kishte dështuar.

Kësaj here, mbase do jetë ‘e treta e vërteta’ për 33 vjeçarin. Krasniqi do luftojë përsëri për këtë titull më 10 tetor, teksa për kundërshtar kësaj radhe do e këtë gjermanin, Dominic Boesel. Meçi do zhvillohet në Magdeburg.

Kujtojmë që pas një pauze prej 15 muajve, Haxhi Krasniqi zhvilloi një meç kundër boksierit nga Çekia, Stanislav Eschner, të cilin e mposhti në raundin e gjashtë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit