1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haxhi Krasniqi parashikon fituesin e meçit, Joshua – Pulev

Rekomandime

Pasi është hakmarrë për humbjen e befasishme kundër Andy Ruizit dhe e morri përsëri titullin e kampionit të botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua do të rikthehet sonte në ring ku do të ndeshet me Kubrat Pulevin, me fillim nga ora 23:00.

- Advertisement -

Një fitore e mundshme sot e Joshuas, do ta shihte atë të afrohej një hap më afër meçit kundër kampionit të WBC-së, Tyson Fury, ku do t’i regjistronte katër kategoritë e njohura botërore nën emrin e tij.

Kanë mbetur vetëm edhe dy raunde deri në fillim të këtij meçi, e në lidhje me të komentin e tij e ka dhënë edhe Robin Haxhi Krasniqi.

Ai tha se Anthony Joshua do të jetë fitues i kësaj sfide.“As me rastësi, as me fat, Kubrat Pulev nuk ka mundësi që ta mposhtë suksesin dhe karrierën e Anthony Joshuas.

- Advertisement -

Sonte Joshua fiton ndaj Pulev”, dekalroi ai.

Meçi pritet të zhvillohet rreth orës 23:30.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit