1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

Rekomandime

Deputeti i NISMA’së për Kosovën, Haxhi Shala, deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit.

Shala në një bisedë telefonike për T7 ka thënë se është duke shkuar në seancën e Kuvendit dhe se vota e tij do të varet nga zhvillimet në seancë.

- Advertisement -

“Jam duke shkuar në seancë. Do ta shoh rrjedhën e seancës. Jo nuk kam një vendim, do ta shikoj një herë rrjedhën”, ka thënë Shala për T7.

Shala në këtë telefonatë ka shprehur pakënaqësi për emrat që ka zgjedhur kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, për emrat që ka zgjedhur për ministra, duke thënë se ka nepotizëm në emrat që janë zgjedhur.

Ai ka thënë se vota e tij do të varet edhe nga programi qeverisës që do të paraqesë Avdllah Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit