Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha–Kollqaku i quajti opozitarët të padijshëm në debatin për taksën që po mbahet sot.
Deputetja në fjalë e mbrojti vendimin e kryeministri Kurti dhe tha se opozita është shumë e pakoordinuar.
Por nuk ka vonuar përgjigja nga opozita. Teuta Haxhiu nga AAK-ja tha se lutet që atë çka tha deputetja Kollçaku nuk ia ka shkruar ‘analisti serb’, shkruan Reporteri.net.
I përmendi edhe një rast kur Kollçaku në aeroplan ishte parë duke konsumuar ‘Plazma’ nga Serbia.