2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haxhiu e Lumezi diskutojnë për rastin Dehari, kërkohet riangazhimi i Institutit zviceran

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin. Gjatë këtij takimi është diskutuar për luftimin e korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave dhe rastin Dehari, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MD’ja ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Haxhiu ka theksuar edhe një herë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është faktor kyq në zhvillimin ekonomik dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Luftimi dhe konfisikimi i pasurisë së paligjshme duhet të jetë prioritet i institucioneve të drejtësisë në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim eshtë folur edhe për rastin Dehari.

- Advertisement -

“Ministrja Haxhiu po ashtu theksoi nevojën e riangazhimit të Institutit zviceran, përmes mundësisë së vizitës së tyre në Kosovë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe për të zbardhur gjitha rrethanat për rastin Dehari, gjë për të cilën u njoftua se në qershor të këtij viti është planifikuar që përfaqësuesit e Institutit Zviceran të vijnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit