3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haxhiu: Kurti e ka ndërtuar strategjinë për rrënimin e LDK-së

Rekomandime

Teksa komentoi procesin zgjedhor në Kosovë, analisti Andi Bushati u shpreh se humbësja më e madhe është Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

Ai tha në Euronews Albania se LDK-ja mori këtë rezultat pasi nuk mbajti asnjë premtim që dha para elektoratit.

“Të shkosh dhe t’i gënjesh njerëzit se do qeverisi për dy tre gjëra, dhe pastaj devijon rrugës. Ua kam premtuar minishengenin dhe pastaj minishengenin e hedh në kosh, tallje masive si kjo, dhe të përbuzësh elektoratin tënd, patjetër që këtë fund do të ketë”, tha Bushati.

Kurse analisti, Baton Haxhiu dështimin e LDK-së e lidh me dy aspekte kryesore. Sipas tij, ky subjekt nuk organizoi një Kuvend për të bërë zgjedhje në parti, por drejtuesit e kanë lënë të shkojë drejt përçarjes, kurse mëkati i dytë shton Haxhiu është hyrja në koalicion me Vetëvendosjen në vitin 2019.

- Advertisement -

“LDK-ja ka funksionuar me një kryetar në pension. Për faktin se kjo parti nuk ka ndërtuar një kuvend zgjedhor për të zgjedhur partinë, dhe e ka lënë partinë të përçahet. Nuk ka pasur guxim të njerëzve në parti për të thënë të vërtetën se ku është LDK, dhe gabimi kryesor është aleanca dhe koalicioni me VV. Hyrja me VV në koalicion i dha peshën e shkatërrimit të kësaj partie, ose po themi kështu të ikjes nga fuqia e madhe që ka pasur. Njeriu, i cili ka pasur jo urrejtjen, por dëshirë që ta zbehë këtë parti që nga fillimi është kreu i VV-së Albin Kurti. E ka bërë në mënyrë mjeshtërore. LDK ka pasur problem me veten e saj. Albin Kurti e ka ndërtuar strategjinë e rrënimit të kësaj partie dhe e ka bërë”, tha Haxhiu.

Por, pavarësisht argumenteve të z. Haxhiu, analisti Bushati rendit një tjetër arsye: “Sado me finese të jetë argumentimi i Batonit, në fund është jo-logjik. E di që problemi i LDK, nuk ka qenë koalicioni me VV-në, por ka qenë koalicioni dhe shërbimi si patericë e Hashim Thaçit”, shton ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit