1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haxhiu me kritika ndaj ministrit Vitia: Albin Kurtin dhe stafin e tij i testove para qytetarëve, Pacollin po e vendos në karantinë

Rekomandime

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili testoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe gjithë stafin e tij për koronavirus, teksa për Behgjet Pacollin e AKR’së po thotë se duhet të vendoset në karantinë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se Ministri Vitia po abuzon me situatën e pandemisë dhe po i keqpërdorë testet të cilat janë për qytetarët.

“Ministër z.Vitia nëse keni kurajo dhe dëshironi me qenë transparentë bëjeni publike: -listen e pushtetarëve qe bënë testet për COVID-19, -bëni publike kontrata qe keni nēnshkruar në kohë të pandemisë, Kështu qytetarët do të kenë mundësi me ju besu fakteve e jo deklaratave mashtruese. Transparencë, jo mashtrim, jo gënjeshtra.”, ka shkruar në fund ai.

Postimi i plotë i Haxhiut:

- Advertisement -

Mos gënjeni ministër Vitia, Albin Kurtin e favorizuat kur e testuat për COVID-19. Albin Kurtit dhe stafit të tij u’a keni bërë testet për COVID-19 pa pasur fare simptoma për koronavirus, nuk e keni trajtuar barabart me qytetarët. Ministër Vitia, ju me insistimin për ndalimin e deputetit Pacolli dhe me marrjen e masave ndaluese anti-kushtetuese për të gjithë qytetarët e vendit, jeni shndërruar në marionet politike të Albin Kurtit. Ministri i Shëndetësisë ështē duke abuzuar me situatën e pandemis, po keqpërdorë testet duke i dhënë prioritet qeveritarëve para qytetarëve, po abuzon me paranë publike duke nënshkruar kontrata të dyshimta me çmime të larta dhe po bënë politikë kur duhet të jetë human. Deklarimet për barazi dhe shtet të së drejtës janë farsë e kësaj Qeverie në ikje. Albin Kurti dhe pushtetarët e tij abuzuan me pushtetin kur bënë teste për vete, ata i dhanë favore vetes kur kan përgjegjesi që të përkujdesen për shëndetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ministër z.Vitia nëse keni kurajo dhe dëshironi me qenë transparentë bëjeni publike: -listen e pushtetarëve qe bënë testet për COVID-19, -bëni publike kontrata qe keni nēnshkruar në kohë të pandemisë, Kështu qytetarët do të kenë mundësi me ju besu fakteve e jo deklaratave mashtruese. Transparencë, jo mashtrim, jo gënjeshtra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit