3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Haxhiu nënshkruan udhëzimin administrativ, ulen tarifat e përmbaruesve privatë

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka nënshkruar një udhëzim administrativ për t’i ulur për rreth 40% tarifat e përmbaruesve privatë.

Këto tarifa kanë qenë më të lartat në rajon.

- Advertisement -

“Kjo ulje e tarifave ështe në shërbim të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre të vazhdueshme lidhur me këto tarifa. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t’i kemi tarifat e reja ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Po ashtu, sipas këtij udhëzimi, Haxhiu tha se “do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike”.

“Po ashtu, me hyrjen ne fuqi të Ligjit për procedurën përmbarimore, nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale, pensionet deri në vlerën e pagës minimale dhe as shtesat që përfitohen nga pakoja e Qeverisë”, shkroi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit