1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haxhiu për nipin e Besnik Bislimit: E pyeta se çfarë e ka, më tha se në 50 vjetët e fundit e ka takuar ndoshta njëherë

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Haxhiu bëri të ditur se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët e fundit ndoshta e ka takuar një herë.

- Advertisement -

“E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, tha ajo në Kanal10.

Kujtojmë se Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme.

Për një votë pro propozimit të Tosunit – ish-Dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit – dorën e ngriti edhe daja i tij, Besnik Bislimi, njeriu i dytë i qeverisë.

- Advertisement -

I telefonuar nga Gazeta Insajderi, ditë më parë, Gëzim Tosuni ka thënë se ka lidhje familjare me zëvendëskryeministrin Bislimi, përmes një shpjegimi se “takohemi me njëri-tjetrin”.

“Kemi lidhje familjare, në kuptimin që ne në Kosovë gati gjithmonë jemi diku – takohemi me njëri tjetrin. E gjeni [lidhjen familjare [v.j], qato informatat prej nga jeni informuar; jo që turpërohem, nuk kam nevojë me u fsheh”, ka thënë Tosuni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit