Drejtori i Albanian Post, Baton Haxhiu ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në balotazh është i ngushtë në shumë komuna.
Ai tha se në Gjilan, Prizren, Podujevë e Prishtinë rezultati është më i ngushtë sesa 1 përqind.
“Rezultatet sapo i futëm në kompjuter dhe tash janë të gatshme për të treguar atë që quhet grafikat e EXIT POLL-it, rezultatet janë të çmendura, triller. Gjilani, Prizreni, Podujeva dhe Prishtina janë në pikën, por asgjë të sigurtë nuk mund të themi kush ka fituar meqenëse gabimi është 1.5 përqind, rezultati është nën 1 përqind dallim. Është problem të saktësohet se sa përqind jemi të saktë”, tha Haxhiu.
“Nëse ky është rezultati që ka dalë në EXIT POLL dhe nëse partia në pushtet i humb 4 komuna me 1 përqind, atëherë mund të jetë problem.”, tha Haxhiu.