8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haxhiu thotë se LDK tashmë është ndëshkuar nga elektorati: Në sondazhe jemi të parët, PDK e dyta, LDK e treta

Rekomandime

Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se me çdo kusht vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

- Advertisement -

Në një intervistë për Gazeta Blic, Haxhiu ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku siç ka thënë ajo, e kanë shfrytëzuar Vjosa Osmanin për të marrë vota dhe pastaj vendimet janë marrë nga personat që s’kanë garuar fare.

Haxhiu ka folur edhe për sondazhet aktuale, ku ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje në sondazhet aktuale është e para, e pasuar nga Partia Demokratike dhe në vendin e tretë gjendet Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Veprimet e tilla do ta godasin shumë LDK-në, në sondazhe jam e bindur se ajo është e treta dhe PDK është e dyta, lart të parës por megjithatë është e dyta”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit