Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka thënë se vota për numri 1 në listën e VV-së nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët e tjerë.
Haxhiu përmes një statusi në Facebook ka thënë se çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin.
“Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash.
Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta Iuftuar korrup sionin dhe për ta zhvilluar vendin.
Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes, vazhdoni me numrin 1!”, ka shkruar ajo.