-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Haxhiu zbulon “paktin” e LDK’së me Thaçin: Rrezik, do të angazhohemi të mos ndodh

Rekomandime

Por kategorik kundër kësaj u shpreh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

- Advertisement -

Ai thotë se nuk kanë asnjë marrëveshje me Thaçin për një gjë të tillë, derisa shton se dështimi i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e presidentit do të çojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zotëri Thaçi e ka një mandat të fituar që ne në një marrëveshje ia kemi dhënë besimin. Ai nuk ka marrëveshje me ne, partia e tij nuk ka marrëveshje me ne”, thotë ai.

Se AAK-ja nuk ka vota edhe për një mandat tjetër të presidentit Hashim Thaçi e thotë nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

- Advertisement -

Ai u shpreh se koalicioni mes AAK-së, LDK-së dhe Nismës nuk ka vendosur kushte për pozitën e presidentit të vendit.

“Ky koalicion nuk ka kushte në mes vete për pozitën e presidentit, nuk ekzistojnë kushte të vendosura nga anëtarët e koalicionit për partitë tjetër në lidhje me Presidentin. Aleanca qysh moti ka marrë vendim që të mos e votojë zotëri Thaçin, nuk e kemi votuar herën e parë, nuk ka biseduar Aleanca se a do ta votojë tash apo jo, por bindja ime është që jo. Tani pa biseduar pa marrë vendim nuk mund të flas në emër të gjithëve”, thotë ai.

- Advertisement -

Ndërsa, analisti politik, Rasim Aliaj, thotë se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri do të fillojnë në janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq thotë se LDK-ja dhe AAK-ja i kanë zbutur qëndrimet rreth një votimi të mundshëm nëse rikandidohet për president Hashim Thaçi.

“Është e rëndësishme se cilido kandidim i presidentit Thaçi lidhet me një marrëveshje politike që mund të ketë me gjitha subjektet politike, e veçanti me LDK-në. AAK-ja i ka zbutur qëndrimet rreth një votimi të mundshëm në rast të rikandidimit të Thaçit për president. E gjitha ju mbetet marrëveshjeve politike”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit