-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haziri i përgjigjet Kamishit: Mos ke dert, me VV’në s’kemi probleme për ndarjen e ‘kulaçit’

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i është përgjigjur zyrtarit të PDK’së, Bekim Haxhiut, i cili ka thënë se debati për zhvendosjen e lokacionit të stadiumit kombëar është nxitur me qëllim nga LDK dhe VV, pasi spo arrijnë të pajtohen për ndarjen e ‘kulaçit’, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Haziri ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje s’ka kurrfarë ngërçi, dhe se vonesat për krijimin e koalicionit janë si pasojë e ankesave që po bëhen rreth procesi të numërimit të votave.

Siç potencon Haziri, nuk bëhet fjalë për probleme për ndarjen e pushtetit.

“Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale. Arsyeja e vetmeve e vonesave është çështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’”, ka shkruar Haziri në profilin e tij zyrtar, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Aktualisht takimet mes grupeve punuese LDK-VV kanë përfunduar, dhe pritet që të takohen dy liderët e partive, Isa Mustafa e Albin Kurti, për formalizimin e koalicionit që do të drejtojë qeverinë e re.

Që nga mbajtja e zgjedhjeve më 6 tetor, kanë kaluar më shumë se një muaj, ndërkohë në QNR është duke vazhduar rinumërimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit