Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve apo linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale
Poashtu sipas tij, LDK nuk e ka në kultur pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e metoda denigruese, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, oportunistët politike mundohen me e fshi pluhurin e harresës tek njerëzit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.