3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haziri: Opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, jemi ne negociata për presidentit të ri

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Haziri thotë se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

- Advertisement -

Haziri ka deklaruar se nëse nuk arrihet të zgjidhet Presidenti i ri, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“E para, duhet me nënvizu që Qeveria e pakicës edhe më tutje mbahet në kuadër së marrëveshjes së partnerëve: LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. Përderisa vendi i presidentit dhe mosarritja e një marrëveshje për president, lë hapësirë për vazhdimin e negociatave lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit nga ana e partnerëve të koalicionit në koordinim edhe me opozitën. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë duhet me gjetë një alternativë tjetër e cila i jep mundësi ose të zgjidhet Presidenti ose të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, ka thënë Haziri.

“Deri atëherë edhe më tutje po vazhdojmë me bisedime lidhur me gjetjen e mundësisë së zgjedhjes së presidentit. Qeveria në anën tjetër është e pacenueshme dhe pa atakume në funksionim të saj si ekzekutiv”, shtëoi më tej ai.

- Advertisement -

Deklarimet nga zyrtarët e opozitës, se shumë shpejtë do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, Haziri nuk i merr seriozisht.

Thotë se nuk do të mund ta arrijnë një gjë të tillë, për shkak që nuk i posedojnë votat e mjaftueshme.

- Advertisement -

“Nuk i kanë votat. Nuk pres që mocioni të arrijë legalisht legjitimitetin për tu inicu, për tu inicu edhe mund por për të rrëzu nuk di a munden me arritë një shumicë të mjaftueshme për me rrëzu Qeverinë Hoti”, thotë Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit