-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haziri: S’kemi problem për vota, LDK-ja sot cakton ministrat

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se i ka numrat që i duhen për ta votuar qeverinë në krye me Avdullah Hotin. Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka folur edhe për ministrat e LDK-së në qeverinë e re.

- Advertisement -

Qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të votohet të mërkurën.

Kjo ditë është caktuar pasi Gjykata Kushtetuese ia njohu të drejtën e formimit të qeverisë LDK-së, e cila edhe ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mbajtjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

E deklaratat e disa deputetëve se nuk votojnë për Qeverinë Hoti, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, se kjo nuk rrezikon numrat për formimin e qeverisë.

- Advertisement -

“Numrat për votimin e Qeverisë Hoti i kemi. Shumica e sigurt parlamentare janë për me votu qeverinë është për mandatin që pritet me udhëheqë LDK-ja me AAK-në, Nismën, Lisën Serbe, minoritetet turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptian dhe me mbështetjen e deputetëve të AKR-së”, tha Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbledhë Kryesinë e saj. Haziri ka treguar se gjatë kësaj mbledhje edhe do të vendoset për emrat e ministrave të kësaj partie.

- Advertisement -

“Ende nuk është vendosur për emrat e ministrave. Numri i ministrive veç dihet, ashtu siç jemi marrë vesh me partneret e koalicionit. LDK pasdite do të ketë mbledhje lidhur me saktësinë e politikave kadrovike që përfshinë emrat e ministrave eventualisht, por nuk do të ketë shumë punë për shkak që numri më i madh i ministrave do të vazhdojnë me qenë në kabinet pasi kanë treguar performancë të mirë në kabinetin e Qeverisë së zotit të Kurtit”, tregoi Haziri.

Ministër i Qeverisë do të mund të jetë edhe Agim Veliu, i cili u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk është biseduar ende, por Agim Veliu është meritor dhe natyrisht që do të jetë i përfshirë nëse zoti Hoti si zëvendëskryeministër është nominuar për kryeministër atëherë edhe Agim Veliu detyrimisht do të përfshihet në listën e të propozuarve për ministra. Por kjo në parim politikat e LDK-së i adresojmë të nominuarit për kryeministër, listën iniciale e ka zoti Hoti”, tregon Haziri për FaktePlus.

Më 30 prill, ditën që presidenti i Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit.

Vetëvendosje pretendonte se presidenti Thaçi kishte bërë shkelje kushtetuese kur kishte nxjerrë dekretin për mandatimin e Hotit për shkak se kjo e fundit nuk e kishte konsumuar të drejtën e saj për propozimin e mandatarit të ri, pas rrëzimit të qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit