1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, dënohen me burgim me kusht dy ish-deputetët

Rekomandime

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtor ish-deputetët Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi, të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, në nëntor të 2015-ës, duke i dënuar me nga një vit burgim me kusht (secilin veç e veç).

Aktgjykimi ndaj Shalës dhe Kurteshit u shpall të premten nga gjykatësi Eroll Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Sipas këtij vendimi, dënimin në fjalë, Kurteshi dhe Shala nuk do ta mbajnë nëse në afat prej dy vitesh nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Gjykata i obligoi ata edhe me shpenzimet e procedurës secilin veç e veç në shumë prej 50 euro dhe për kompenzimin e viktimave të KRlMlT në shumën prej 30 euro.

Ndërsa, lidhur me veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrare” është arritur parashkrimi, andaj për këtë është refuzuar aktakuza konform nenit 363, par.1, nenpar.1.3 të Kodit të Procedurës Penale. Andaj, u refuzua akzakuza për pikën 2 dhe 3.

- Advertisement -

Ndryshe, ky rast ka qenë duke u gjykuar në Departamentin e KRlMEVE të Rënda, por më pas lënda ka kaluar për gjykim në Departamentin e Përgjithshëm, tek gjykatësi Eroll Gashi.

Sipas aktakuzës së ushtruar më 8 janar 2016, Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala akuzoheshin se më 30 nëntor 2015, rreth orës 11:00, në Sallën e Seancave Plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, me qëllim të ndërprerjes së punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës, të cilën e posedonin pa autorizim.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, derisa Kryetari i Parlamentit ishte duke i njoftuar deputetët me rendin e ditës, të akuzuarit Kurteshi dhe Shala e kishin aktivizuar gazin lotsjellës.

Për këto veprime, Ismajl Kurteshi dhe Haxhi Shala akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshme” nga neni 375, par.1 të KPRK-së.

Kurteshi dhe Shala ngarkoheshin edhe se kishin penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht pjesëtarët e Policisë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Një gjë të tillë, Haxhi Shala akuzohej se e ka bërë në cilësinë e deputetit nga radhët e Nismës për Kosovën, ashtu që me disa deputetë të tjerë janë munduar që ta pamundësojnë shoqërimin në polici të deputetit Albin Kurti nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës si dhe kishte hedhur gaz lotsjellës duke pamundësuar mbajtjen e seancës plenare.

Kurse, Kurteshi akuzohej se në seancën e 30 nëntorit 2015, kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit duke pamundësuar mbajtjen e seancës.

Për këto veprime, Kurteshi dhe Shala akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengimi i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, par.1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit